“Kujdes nga temperaturat e larta”- Këshillat e mjekëve: Shmangni kafeinën dhe…

10 Korrik 2024 | 15:43

Temperaturat e larta që kanë prekur vendin, mund të sjellin probleme shëndetësore. Më të riskuar janë personat me sëmundje kronike, mosha e tretë dhe fëmijët. Mjekët bëjnë thirrje për të shmangur pikun e vapës, nga ora 11:00 deri në orën 18:00.

Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, gjatë një prononcimi për Euronews Albania, këshilloi qytetarët që të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të eliminojnë pijet energjike dhe kafeinën.

“Mund të kemi luhtje të tensionit, endeme, çrregullime të rritmit të zemrës, gjendje hipovolemie. Tek pacientët me sëmundje kronike…të konsumojnë ujë dhe të eliminojnë pijet me kafeinë, apo pijet energjike dhe pasi nuk lejojnë të funksionojnë mekanizmat kryesorë të djersitjes”, tha Tomini.

Një dietë e pasur ushqimore, do të ndihmojë në përballimin e vapës dhe forcimin e imunitetit. Goditja nga dielli dhe dehidrimi janë dy nga rreziqet më të mëdha, që mund të prekin çdo moshë.

“Edhe 15 minuta në rrezatimin diellor bëhet sinteza e vitaminës D… dieta e ekuilibruar me zarvazate të stinës, lëngje, pa yndyr e bazuar në lëngje në supë dhe zarzavte stinore”, tah Tomini.

Temperaturë, gjendje të fiktit, djersitje të përzierja apo dhimbje koke janë ndër problemet që mund të shkaktojë i nxehti në shëndet. Nëse simptomat zgjasin këshillohet të kërkohet ndihma e mjekut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej...
12:11 | 18/07/2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026