‘Kujdesu që nesër mos të të mohojë yt bir’, nëna e përlotur i drejtohet Ramës

29 Shtator 2022 | 17:27

Prindërit që dërgonin fëmijët në kopshtin “Zubeyde Hanim”, pjesë e shoqërisë ‘Turgut Ozal Education kanë kundërshtuar mbylljen e kopshtit duke protestuar para Kryeministrisë.

Veibe Laçi dhe Bealba Mata, prindër të fëmijëve që frekuentojnë kopshtin e mbyllur nga qeveria thanë në Euronews Albania se ambienti në të cilin dërgonin fëmijët e tyre, duke sakrifikuar për mirëshkollimin, i përmbush të gjitha standardet, veçanërisht ato higjieno-sanitare.

Ato u shprehën se është absurde të mendosh se një kopsht që ka 26 vjet jetë nuk është kontrolluar kurrë dhe pikërisht tani u konstatua se s’paska kushte higjieno-sanitare.

Bealba Mata, nëna e një prej fëmijëve të këtij kopshti tha se prindërit janë të vendosur të vijojnë protestat, pasi kanë besim se vendimi do të anulohet dhe kopshti do të hapet.

Me lot në sy ajo apeloi kryeministrin Edi Rama që të mendojë si për djalin e tij, dhe të rishohë vendimin që prek drejtpërdrejtë edukimin e fëmijëve të tyre.

“Jam këtu në emër të tim biri, të mësueses së tij dhe të gjithë atyre mësuesve që punojnë me aq përkushtim sa ne na ngrenë në këmbë. Kryeministri do dali dhe do thotë; kanë përdorur fëmijët. Jo z. kryeministër, fëmijët ne na kanë përdorur ne dhe jam shumë e sigurt që edhe ty nesër pasnesër duhet të përdorë Zaho. Atij fëmije që ti ke, ruaji të ardhmen e fëmijëve tanë. Kujdesu që nesër mos të të mohojë si prind se kjo që po bën është mohimi i të ardhmes së tyre”, tha nëna.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026