“Kujtesën e kam të mirë”, Biden replika me prokurorët për dokumentet sekrete
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka kundërshtuar një hetim ndaj tij lidhur me keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara.
Sipas mediave amerikane, një raport i prokurorëve që po verifikojnë çështjen e Presidentit arrinte në përfundime që vinin në dyshime aftësitë shëndetësore Biden.
Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, shkruante në raportin e tij se kujtesa e presidentit ka “kufizime të mëdha”. Po sipas raportit, Presidenti nuk mbante mend kur kishte mbajtur detyrën e zëvendës presidentit dhe as kohën kur i kishte vdekur djali i tij.
Këto detaje që u publikuan në media kanë sjellë reagimin e ashpër të presidentit Joe Biden. Në një dalje për mediat, Biden u shpreh se “kujtesën e kam të mirë” dhe akuzoi prokurorinë sesi mund të ngrejë një çështje me hipoteza dhe mungesë serioziteti.
Prokurori i Posaçëm tha se Bideni i kishte mbajtur dokumentet e klasifikuara, të cilat kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe ushtarake në Afganistan, gjatë kohës që ai shërbeu si zëvendëspresident.
Pavarësisht kësaj, prokurori tha se nuk do të ngrejë çështje penale ndaj presidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)