Kuka: Presidenca shqiptare refuzoi shtetësinë për xhudisten nga Kosova

28 Dhjetor 2022 | 19:44

Përmes një statusi në Facebook, trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka zbuluar se presidenca shqiptare e ka refuzuar Laura Fazliu që të marrë nënshtetësinë e Shqipërisë.

Si pasojë e kësaj, para disa muajsh Laura nuk kishte pasur mundësi të udhëtonte me ekipin në Azerbajxhan për shkak të pasaportës, raporton KosovaPress.

Kuka tha se Presidenca e Shqipërisë e refuzoi për shtetësi shqiptare Fazliun, duke i cilësuar të mjerë ata që nuk e njohin një vajzë që po e bën kombin shqiptar krenar kudo në botë.

“Përkundër që nga Ministria Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit mori miratimin, ajo nga ekspertë të Presidencës Shqiptare u refuzua për shtetësi shqiptare! I mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo shqiptar kudo në botë që nuk qenka interes Kombëtar! Laura s’mundi të udhëtojë në Azerbajxhan për shkak të pasaportës muaj më parë! Faleminderit Qeverisë Shqiptare, por sinqerisht ‘ekspertët’ në Presidencë janë të mjerë”, shkroi Kuka në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Lajm në...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026