Kultivimi i kanabisit, Lleshaj: Në 2020 janë shkatërruar më shumë bimë se në 2019
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj raportoi në seancën e sotme në Kuvend për nivelin e kriminalitetit. Gjatë një interpelance ai theksoi se niveli i krimit ka rënë, ndërsa gjatë vitit 2020 janë shkatërruar më shumë bimë narkotike se sa në 2019.
“Sivjet janë asgjësuar më shumë bimë narkotike se një vit më parë për arsye se sivjet ka pasur më shumë kontroll.
Treguesi kryesor që mat, nëse ka më shumë kanabis në tregun shqiptar krahasuar me të kaluarën. Kjo verifikohet me sasinë që kapet në tregjet që janë tradicionale, Italia dhe Greqia.
Për vitin 2020 autoritetet italiane kanë kapur vetëm 911 kilogramë”, u shpreh Lleshaj.
Ndërsa përfaqësuesi i opozitës në interpelancë ishte Korab Lita, i cili e akuzoi qeverinë se kriminelët i ka partnerë.
“Deri në vitin 2013 lufta e policisë për aq sa ishte frontale, sot kriminelet ju i keni miq, i keni shokë dhe kur i kapni dhe i fusni në burg e dinë se do të dalin pas 3 muajsh”, tha Lita.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta