Kultivonin kanabis në Elbasan, arrestohetn dy persona, një në kërkim

27 Qershor 2023 | 11:55

Identifikohen 3 autorë të kultivimit në fshatin Seltë, të 80 bimëve të tjera narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Kapen dhe arrestohen 2 prej tyre, vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë gjetur të kultivuara në një pronë publike, 80 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikuan 3 autorë të dyshuar të këtyre rasteve të kultivimit, konkretisht shtetasit A. D., 51 vjeç dhe S. D., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Seltë, Elbasan, të cilët u kapën dhe u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. M., 40 vjeç, banues në Krujë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e 40-vjeçarit.

Si rezultat i fazës së parë të operacionit “Krasta”, u asgjësuan nga territori i fshatit Seltë, 160 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026