Kultivonte lëndë narkotike me vëllanë në Kukës, arrestohet 50-vjeçari
Dy persona janë arrestuar ndërsa vijon operacioni policor “Kroi”. L.M., 50 vjeç u arrestua pasi muajin qeshor 2024, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin N. M., i arrestuar në muajin mars 2025, ka kultivuar bimë narkotike në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimeve të thelluara, identifikohet dhe vihet në pranga autori tjetër i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Tejdrinë.
Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të operacionit policor “Kroi”, vuri në pranga shtetasin L. M., 50 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kukësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Ai akuzohet se në muajin qeshor 2024, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin N. M. (i arrestuar në muajin mars 2025), ka kultivuar bimë narkotike në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit