Kumbaro: Numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur me 110 për qind
Ministrja e Mjesidit dhe Turizimit, Mirela Kumbaro deklaroi se numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur me 110% në vitin 2021, krahasuar me 2019-ën.
Deklaratën, Kumbaro e dha këtë të martë nga Beogradi, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen serbe, Tatjana Matiç.
“Në vitin 2019 ne mirëpritëm 6.4 milionë turistë, nga të gjitha vendet e botës, përfshirë rajonin. Në vitin 2021, ku pritej të ishte një vit relativisht i mire patëm 5.6 milionë turistë. Nga këta 5.6 milionë turistë, turizmi që erdhi nga Serbia ishte shumë i rëndësishëm sepse pësoi një rritje me 110%, krahasuar me vitin 2019′, tha ajo.
Kumbaro theksoi se këto shifra janë arritur si ezultat i komunikimit më të mirë brenda Ballkanit të Hapur, i cili krijon frymën e komunikimit që është e nevojshme për turizmin.
LEXONI GJITHASHTU
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet