Kundër emigracionit të paligjshëm, Serbia, Hungaria e Austria forcojnë kufijtë

17 Nëntor 2022 | 09:30

Serbia, Hungaria dhe Austria kanë rënë dakord të forcojnë luftën e tyre kundër imigracionit të paligjshëm.

Udhëheqësit e tre vendeve nënshkruan një “memorandum mirëkuptimi”.

Të tria shtetet angazhohen në një sërë masash, duke përfshirë dërgimin e më shumë se 100 forcave, automjete të pajisura me teknologji të fundit vëzhgimi dhe dronë në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

“Sistemi i azilit i BE-së ka dështuar. Ne kemi ardhur në pikën ku vende individuale të BE-së po kërkojnë forma të reja partneriteti jashtë asaj që është e mundur në BE”, u shpreh kancelari Karl Nehammer gjatë konferencës.

Rruga e Ballkanit Perëndimor përmes Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është një rrugë kryesore migratore për në BE dhe shtatorin e kaluar pa një rritje prej 141% në zbulimet.

Kriza e emigrantëve në Evropë po përjeton sërish rritje në disa fronte dhe po shkakton përplaske  midis shteteve të BE-së. Tensionet janë rindezur midis Francës dhe Italisë, e cila është në vijën e parë të frontit për emigrantët që përpiqen të hyjnë në Evropë nga Afrika e Veriut.

Roma refuzon të lejojë zbarkimin e anijeve në portet e saj ndërsa Franca u detyrua të ndërhynte për të lejuar ankorimin e anijes në Toulon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026