Kundër pasaportave të arta, Hohmann: Disa vende të BE-së janë paditur në gjykatë
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann deklaroi se është kundër iniciativës së qeverisë për dhënien e pasaportave të arta për shtetasit e huaj.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendës kryeministren Belinda Balluku, Hohmann u shpreh se disa vende të unionit, që kanë ndjekur një procedurë të tillë, janë ndëshkuar duke u paditur në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së.
“Sigurisht që Bashkimi Evropian respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vendosur për skemat e nënshtetësisë, por duke pasur parasysh realitetin dhe luftën në Ukrainë, do të vinte në pah disa rreziqe. E dini që në mars KE u rekomandoi shteteve anëtare që t’i jepnin fund skemave të këtij lloji. Javën e shkuar, një shtet anëtar u padit në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së për shkelje të kësaj dispozite dhe secili shtet do duhet të marrë vendimin”, theksoi ajo.
Disa javë më parë, Komisioni Evropian ka paditur në gjykatë Maltën për skemën e saj të shitjes së pasaportave, edhe pse vendi ishullor e ka shfuqizuar ligjin që në vitin 2020.
Përveç Maltës, Komisioni i ka kërkuar edhe Qipros që të heqë dorë nga skema. Të dyja vendet kanë shitur pasaporta për disa vite, në një vlerë që përllogaritet në rreth 10 miliardë dollarë, nga 2010 deri në 2020.
Shitjen e pasaportave po e mendon edhe Shqipëria. Në një vendim të miratuar në fund të muajit korrik, qeveria i hap rrugë bashkëpunimit me PPP me kompani private. Ideja nuk është e re. Ajo qarkullon prej disa kohësh, por në të shkuarën është kritikuar në raportet e Komisionit Europian, që paralajmëron pasoja negative në rrugën e integrimit.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta