Kundërshtitë për reformën zgjedhore, Paloka: Pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka duke komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama pas takimit me opozitën parlamentare mbrëmjen e së mërkurës, u shpreh se “skena që u shfaq nga Kryesia e Kuvendit është vetëm një teatër”.
“Për mëngjes teatër kukullash, për drekë dramë, për darkë komedi. Teatër dhe vetëm teatër. Kaq mund t’u ofrojë Edi Rama shqiptarëve për të bërë që të duken si të pavarur ata që i fut nga njëri xhep dhe i nxjerr nga tjetri,” – shkroi Paloka në Facebook.
“Skena që patë nga kryesia e Kuvendit, ku dikush bën si zemërthyer për sistemin dhe dikush tjetër si dashnor i zgjedhjeve të lira, është vetëm një pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër. Ata janë të gjithë në një thes dhe i vetmi mision që kanë është të mbajnë në këmbë parlamentin e kalbur nga votat e blera me drogën e Niçes dhe korrupsionin e Edvinit,” – shtoi më tej numri dy i PD-së.
Lexoni gjithashtu:
Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo: Palët të konkretizojnë marrëveshjen zgjedhore
Rama apel Bashës: Bëhu pjesë e negociatave me opozitën parlamentare
Deputeti i opozitës parlamentare Arlind Çaçani njofton krijimin e një partie të re
Opozita parlamentare i paraqet Ruçit kundërshtitë për marrëveshjen e reformës zgjedhore
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta