Kupa e Mbretit në Spanjë, një autogol i Militao vulos El Clasico-n
Pa 3 titullarë në fushë mes tyre dhe bomberi polak Leëandoëski, Barcelona mposhti Realin e Madridit në Santiago Bernabeu në aktin e parë të kupës së mbretit.
Një ndeshje e balancuar me pak raste shënimi, por me blaugranët më konkret në manovrat e tyre, duke marrë një fitore me shumë vlerë në gjysmëfinale, teksa ndeshjen e kthimit e luajnë në shtëpi.
El Clasico e së enjtes e luajtur në Madrid u zhbllokua në minutën e 26-aty ku një aksion i rrezikshëm i katalanasve, detyroi mbrojtësin Brazilian Militao ta shtynte topin në rrjetë ne skuadrës së tij.
Tentativat e mëtejshme të Realit rezultuan jo konkrete, ndërkohë në minutat e para u anullua dhe një Benzema, me francezin në pozicion të parregullt.
Kjo është fitorja e dytë për Barcelonën ndaj Realit të Madridit për vitin 2023, e para në Superkupë dhe tashmë në kupën e mbretit. Ndërkohë ndeshja e zhvilluar në kampionat në tetor të 2022-it u fitua nga galaktikët. Kualifikimi do të vuloset në Camp Nou më 5 prill.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë