Kur do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi? Flet ish-ambasadori, Gëzim Kasapolli

27 Janar 2023 | 23:18

Ish-ambadasori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli deklaroi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet sa më shpejt, pasi Beogradi e ka humbur fuqinë e aleatit së saj, Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Kasapolli u shpreh se të gjithë aktorët politikë të Kosovë, duhet të insistojnë për një marrëveshje përfundimtare.

“Unë besoj se bashkësia ndërkombëtare tashmë e ka të qartë, ndryshimi i pozicionit të gjeopolitikës, fakti që Serbia ka humbur fuqinë e aleatit të saj, Rusisë tregon që bashkësia ndërkombëtare ka filluar të mendojë dhe të besojë se tashmë është koha më e mirë për një zgjidhje. Dua të trumpetoj për një kujdes të veçantë.

Ne, në këtë moment jemi mëse të prirur që të besojmë që zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të bëhet tani dhe të mos shtyhet për një afat tjetër kohor”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026