Kur do të kthehet paqja? Evropa gati të mirëpres ukrainasit, nëse lufta nuk ndalet
Rreth 14 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që kur ka nisur pushtimi i Rusisë. Kjo është zhvendosja më e madhe dhe më e shpejtë në dekada.
Raporti është bërë me dije nga Komisioneri i Lartë të OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.
Por ai kundërshtoi deklaratat se Evropa nuk është në gjendje të përballojë krizën.
“Në Bashkimin Evropian, ne kemi parë një përgjigje të hapur, të mirë-menaxhuar dhe mbi të gjitha të përbashkët për refugjatët. Janë të gabuara deklaratat e përsëritura nga disa politikanë se Evropa është e papërgatitur , se zhvendosja është e pamundur dhe se nuk ka mbështetje publike për refugjatët” u shpreh Grandi
Kur ukrainasit pritet të përballen me “një nga dimrat më të ashpër në rrethana jashtëzakonisht të vështira”, duke përfshirë shkatërrimin e vazhdueshëm të infrastrukturës civile, Grandi pranoi se përgjigja humanitare dukej si “një pikë uji në oqean.
OJQ-të dhe agjencitë e tjera duhet të rrisin reagimin e tyre dhe me shumë gjasa do të duhet të përgatiten sepse nëse lufta vijon zhvendosja e popullsisë nuk do të ndalet.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid