“Peshqit e mëdhenj”? Çela: Për këtë duhet të pyesni kreun e SPAK
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se me reformënnë drejtësi, krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivel të lartë janë kompetencë e SPAK. Ndaj për këtë arsye, z. Çela tha se nevojitet një qartësim në opinionin publik pasi pritshmëritë janë që Prokuroria e Përgjithshme të çojë para drejtësisë emra të njohur.
I pyetur nga Ilva Tare se, kur do të ndodhë ndëshkimi i emrave të mëdhenj të krimit apo dhe ata politikës të përfolur për korrupsion u përgjigj se për këtë duhet pyetur drejtuesi i SPAK.
“Për këtë duhet të pyesni z. [Arben] Kraja [kryetar i SPAK-ut],” – u shpreh kryeprokurori Olsian Çela, i cili tha se është krijuar pavarësi institucionale në organin e akuzës.
Në një vend ku mungon tradita e drejtësisë, moderatorja Ilva Tare e pyeti nëse ka ndonjë mekanizëm që mund ta parandalojë tejkalimin e kompetencave mes prokurorëve.
“Një nga kompetencat që ka Prokurori i Përgjithshëm është që të referojë raste për shkelje disiplinore Inspektorit të Lartë të Drejtësisë […] kemi krijuar sektorin e monitorimit që do të monitorojë shkeljet e prokurorëve dhe oficerët e policisë gjyqësore, informacionet që mbledhim janë administrative dhe i çohen inspektorit dhe kështu ndihmojmë Inspektoratin me synim përmbushjen e detyrave që ai ka,” – shpjegoi z. Çela.
Gjatë intervistës në ‘Ilva Now’, z. Çela tha se sfida kryesore e Prokurorisë së Përgjithshme mbetet rritja e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë, te prokurorët dhe gjyqtarët.
“Nëse do të arrijmë t’i bëjmë të rinjtë të kenë ambicien dhe të jenë krenarë nëse bëhen prokurorë apo gjyqtarë do të kemi arritur shumë,” – tha z. Çela i cili i pyetur se përse vonoi për të dalë në një intervistë në media, shtoi se daljet publike janë modeli i një qasje që shpesh ka sjellë zhgënjime.
Lexoni gjiashtu:
A ka pasur presion mbi Prokurorin e Përgjithshëm? Olsian Çela përgjigjet në ‘Ilva Now’
Olsian Çela: Reforma në drejtësi e ka decentralizuar Prokurorinë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta