English

“Kur më shkon sokakut”, koncert në teatrin e Korçës me artistët më të njohur 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Kur më shkon sokakut” ka qenë koncerti me këngë korçare që artistë të njohur të këtij qyteti sollën në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”

- Advertisement -

Këngë të cilat janë përpunuar, orkestruar e kuruar nga kompozitori Josif Minga.

Në këtë koncert janë sjellë këngët “Kur më shkon sokakut”, “Kur më vjen burri nga stani”, “Pare kush ta preu fustan’, si dhe këngë të tjera të cilat janë shumë të njohura në trevën e Korçës.

Dhimitraq Disho ka kënduar serenatën prej shumë vitesh por koncerti i kësaj nate për të ka qenë një koncert me vlera pasi këngët qytetare Korçare janë kënduar ashtu siç janë krijuar.

“Ishte një kënaqësi që sot në skenën e teatrit të Korçës u soll një buqetë e këngës korçare me vlerat e saj të jashtëzakonshme që shpalosen që nga vitet 20 e tutje. Është një privilegj për mua në veçanti që edhe në këtë moshë kontribuoj në këngë qytetarë korçare. Kënga korçare kjo është, kjo qe dëgjuat sot. Këndohet shumë por është për të ardhur keq se këndohet si nëpër estradat e ndërmarrjeve qëmoti”, tha Dhimitraq Disho, këngëtar.

Kompozitori Josif Minga thotë se serenata ka nevojë të ushqehet, e ne këtë koncert është sjellë e plotësuar me detajet që i nevojiten.

“Unë e solla ndryshe, sepse ajo ka nevojë të ushqehet. Nuk ka thjesht një background të një ballkoni ose një rrugice, por ka një hapësire me të madhe sepse serenatën nuk e kemi krijuar ne. Ajo është një frymë mesdhetare që erdhi në një moment të caktuar dhe u përqafua në qytetin e Korçës dhe kjo është një meritë shumë e madhe”, u shpreh Josif Minga, kompozitor.

Artan Bakija nga Gjakova ka kënduar dy këngë në këtë koncert. Ai shprehet se çdo këngë e trevës së Korçës, edhe në qoftë se humbet, mund të gjendet në Gjakovë.

“Një gjakovar këndon si një korçar. Gjakova është një Shqipëri e vogël, ne përveçse i këndojmë edhe i kemi të ruajtura aq mirë nëpër sirtarë, sa qe po humbi ndonjë këngë në Korçë, Shkodër, Tiranë, hajdeni në Gjakovë se e gjeni aty”, tha Artan Bakija, këngëtar.

Për gati 60 minuta artdashësit korçare kanë pasur mundësi të ndjekin këngët më të njohura qytetare Korçare, të cilat janë interpretuar nga këngëtarë të njohur të këtij qyteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?