Kur mund të rinisë pasurimi i uraniumit? Ç’dihet nga çështja bërthamore iraniane

30 Qershor 2025 | 14:29

Irani mund të jetë në gjendje të rinisë pasurimin e uraniumit brenda pak muajsh, ka deklaruar kreu i Agjencisë së OKB-së për Energjinë Bërthamore, Rafael Grossi.

“Kapacitetet që ata kanë janë ende aty. Gjithashtu, brenda pak muajsh, ata mund të kenë disa centrifuga që prodhojnë pasurimin e uraniumit”, ka deklaruar Grossi.

Ai ka theksuar se, askush nuk mund të pretendojë se çdo gjë që ishte në impiante të jetë zhdukur.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump tha të dielën se sanksionet ndaj Iranit mund të hiqen nëse ata pranojnë të kalojnë në një proces paqësor të pasurimit të uraniumit.

“Ne kemi ende sanksionet, por nëse ata bëjnë atë që duhet, nëse ndjekin një rrugë paqësore dhe nëse na tregojnë se nuk do të shkaktojnë dëme të tjera, unë do t’i heq ato dhe kjo do të përbënte një ndryshim të madh”, tha Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shpjegoi se e kishte refuzuar kërkesën e Republikës Islamike për lejimin e pasurimit të uraniumit gjatë negociatave.

“Nuk do ta kisha lejuar”, tha presidenti amerikan, i cili e justifikoi bombardimin e impianteve bërthamore iraniane duke thënë: “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe ata mund ta kishin atë brenda pak javësh”.

Më 22 qershor, Shtetet e Bashkuara kryen një seri sulmesh bashkë me Izraelin ndaj centraleve atomike në Fordo, Natanz dhe Isfahan. Sipas Trump, strukturat në fjalë u shkatërruan tërësisht dhe programi bërthamor u kthye dekada pas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026