English

“Kur pashë Latifin me Vrenozin…”, Rama ironizon takimin e PD-së në Korçë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar sot në një video të postuar në Facebook, ku i është përgjigjur me ironi dhe mesazhe thumbuese deklaratave të Ilir Vrenozit, bërë gjatë një takimi elektoral të PD-së në Korçë.

- Advertisement -

“Dje, Vrenozi mori në dorë drejtimin real nga Korça, dhe për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë, lëshoi nga goja programin e asaj partie. Po ashtu, ngriti turmën fanatike, siç kishim kohë pa parë. Shih e bëj, por vetëm më shaka mos e merr aleancën e Vrenozit të Korçës me Latifin e Trump,” tha Rama.

Rama tha se Vrenozi është kthyer në “bosin” e PD-së dhe shtoi se nuk është çudi që ai mund të zëvendësojë Sali Berishën, pasi, sipas tij, edhe këshilltari i kreut të PD-së, Chris LaCivita, e ka kuptuar se demokrati nga Korça është ai që mund të ngrejë turmën në brohorima me fjalimin e tij, njësoj siç e bënte dikur Berisha.

“Bluza e Vrenozit dje e kishte mesazhin qartësisht madhështor. Mbi të shkruhej ç’ka i thoshte të gjithëve… bos! Ai është sot defakto ‘the boss’. Bosi i atyre që nuk do të ikin nga kënetë deri sa ta shohin në fronin e bufit plak, fillimisht në Korçë e më pas, pse jo, në vend të bufit. Korçë o Korçë, të lanë Vrenozin të të bëjë madhështor. Shih e bëj, por vetëm më shaka mos e merr aleancën e Vrenozit të Korçës me Latifin e Trump,” tha kryeministri.

Kujtojmë që të martën, Ilir Vrenozi foli në takimin elektoral të PD-së në Korçë, ku i ktheu përgjigje kryeministrit Rama. Po ashtu, Vrenozi pati një takim me Chris LaCivita, ku u shkrep një foto e momentit.

 

Reagimi i plotë i Ramës

“Dje, besoj se të gjithë e morën vesh pse Latifi i Trump u takua disa ditë më parë me Vrenozin e Korçës. Sot, besoj se askush nuk ka më çfarë të thotë as për arsyen e kërkesës sime për kafe me të. Qëkur e pashë takimin e Vrenozit me Tifen, më dogji; e kapa që Latifi kishte kuptuar atë që unë e kisha kuptuar kohë më parë. Bufi nuk tërheq më. Ilir Vrenozi është i vetmi që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak në premtime që po gajasin dynjanë dhe pa pasur gjynah për rrjedhjet e shpeshta në fjalimet e tij”.

“Dje, Vrenozi mori në dorë drejtimin real nga Korça, ku për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë nesër dhe në rang kombëtar, lëshoi nga goja programin real të asaj partie dhe ngriti peshë turmën fanatike, siç kishim kohë pa parë. Njësoj si në kohën kur bufi i printe me histeri, ajo turmë deri mbrëmë ishte ujë i ndenjur, me zhurmë bretkosash. Ky zhvillim i ri dhe i fuqishëm në frontin e kënetës e bën më të qartë zgjedhjen e 11 majit, duke nisur nga Korça, ku Vrenozi hyri në garë si një hipopotam në një dyqan qelqurinash dhe u ofroi korçarëve modelin shembullor, shumë të sinqertë të kënetës madhështore”.

“Demokratët e Korçës do ta vendosin vetë se ç’duhet të ndodhë që ata të bëjnë atë që duhet në votën e 11 majit, kur duhet të zgjedhin për BE ose për kënetë… Ama, bluza e Vrenozit dje e kishte mesazhin qartësisht madhështor. Mbi të shkruhej ç’ka i thoshte të gjithëve… bos! Ai është sot defakto ‘the boss’. Bosi i atyre që nuk do të ikin nga kënetë deri sa ta shohin në fronin e bufit plak, fillimisht në Korçë e më pas, pse jo, në vend të bufit. Korçë o Korçë, të lanë Vrenozin të të bëjë madhështor. Shih e bëj, por vetëm më shaka mos e merr aleancën e Vrenozit të Korçës me Latifin e Trump,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?