“Kurani Europian”- Nisma e BE shkakton debate, kritika nga forcat e ekstremiste

16 Prill 2025 | 09:58

Një projekt kërkimor i financuar nga Bashkimi Evropian me titullin “Kurani Evropian” (EuQu) ka shkaktuar debate të ashpra në qarqet politike dhe akademike, pas kritikave të forta të eurodeputetit francez Fabris Leggeri, ish-drejtor i Agjencisë Evropiane për Mbrojtjen e Kufirit, Frontex.

Leggeri, anëtar i partisë franceze Fronti Kombëtar, e cilësoi projektin si “një përpjekje për të rishkruar historinë kulturore dhe fetare të Europës”, duke akuzuar se mbështetet në ideologji të afërta me Vëllazërinë Myslimane dhe synon të legjitimojë ndikimin e Islamit në identitetin Evropian. Ai ka kërkuar një monitorim më të rreptë të kritereve shkencore të përdorura nga Komisioni Evropian për miratimin e fondeve të tilla.

Sipas të dhënave zyrtare, projekti EuQu, i nisur në vitin 2019 dhe i parashikuar të zgjasë deri në vitin 2026, financohet me rreth 9.8 milionë euro nga fondet kërkimore të BE-së. Ai udhëhiqet nga një konsorcium akademik me qendër në Madrid, Nantë, Kopenhagë dhe Napoli, dhe bashkon institute studimore nga e gjithë Europa.

Qëllimi i projektit është të analizojë ndikimin historik dhe kulturor të Kuranit në Europë, me fokus mbi periudhën nga viti 1150 deri në 1850. Sipas përshkrimit zyrtar, studiuesit synojnë të studiojnë sesi Kurani është përkthyer, interpretuar dhe përdorur nga kristianë, hebrenj, mendimtarë laikë, ateistë dhe myslimanë Evropianë, duke e konsideruar atë pjesë të trashëgimisë kulturore të kontinentit.

Kritikët e projektit, përfshirë Leggerin, kanë ngritur shqetësime për implikimet ideologjike që mund të sjellë promovimi i këtij narrativi. Ndërkohë, vetë studiuesit që udhëheqin projektin e mbrojnë punën e tyre si rigoroze, objektive dhe e ndarë nga agjendat fetare ose politike, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje laike dhe historike në analizën e teksteve fetare.

Aktualisht nuk ka asnjë reagim nga Komisioni Evropian lidhur me këto akuza, ndërsa debati mbi rolin e fesë në historinë dhe kulturën e Europës pritet të vijojë në javët në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026