Kurba e infektimeve me COVID-19 nuk njeh ulje, 57 raste të reja në 24 orë

14 Qershor 2020 | 09:06

Numri i të infektuarve me coronavirus në Shqipëri nuk njeh rënie. Ministria e Shëndetësisë njofton se përgjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime të dyshuara për COVID-19, prej të cilave 57 kanë rezultuar pozitivë.

Mjekja Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se, qyteti i Krujës ka numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19, përkatësisht me 16 të infektuar, ndjekur nga Tirana me 14, 9 Vlora, 8 Shkodra, 6 Lushnja, 2 Puka, dhe nga 1 Durrësi e Fieri.

Aktualisht në Spitalin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare  “Nënë Tereza” po marrin shërbim 47 pacientë, ku 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Siç bën me dije Ministria e Shëndetësisë, në të gjithë vendin aktualisht numërohen 441 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Znj. Daja u shpreh se raste me COVID-19 janë zbuluar në subjektet tregtare si dhe institucione publike dhe ato private.

Nisur nga kjo evidencë, MSH-ja fton kompanitë që kudo ku është e mundur që punën e tyre ta vazhdojnë nga shtëpia, duke evituar kështu përhapjen e mëtejshme të pandemisë.

“Nisur nga fakti se po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid19”, tha Daja.

Po ashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026