Kurdët dorëzojnë armët, reagon presidenti turk Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se shpreson që hapat e ndërmarrë për të ndërtuar një Turqi pa terrorizëm “do të sjellin rezultate pozitive”, pasi një grup militantësh të PKK-së dorëzuan armët në Irakun verior, raporton Anadolu Agency.
Në një postim në platformën sociale X, kreu i shtetit turk uroi “sukses nga Zoti në rrugën për të garantuar sigurinë e kombit tonë, paqen e popullit tonë dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë”.
Sipas autoriteteve, grupi prej 30 militantësh të PKK-së, mes të cilëve 15 gra, dorëzoi armët dhe i shkatërroi ato duke i djegur në një kazan të madh në provincën Sulaymaniyah të Irakut verior.
Ky zhvillim vjen pas njoftimit të majit, kur organizata terroriste PKK shpalli shpërbërjen dhe dorëzimin e armëve. Më herët, në shkurt, udhëheqësi i burgosur i PKK-së, Abdullah Oçalan, kishte bërë thirrje për përfundimin e aktivitetit të armatosur që ka zgjatur mbi katër dekada.
PKK-ja, e shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve gjatë fushatës së saj 40-vjeçare, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët