‘Kurrë nuk do ta sundoni veriun e Kosovës’, Lista Serbe reagon ndaj Albin Kurtit
Lista Serbe ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pasi policia filloi patrullimin ujor në kufi me Serbinë dhe në të gjithë hapësirën e liqenit të Ujmanit.
Në reagim, Lista Serbe ka deklaruar se ata ndodhen në tokën e tyre dhe se askush nuk i ka thirrur.
“Duke marrë tokën serbe dhe duke ngacmuar popullin tonë, ju në mënyrë të drejtpërdrejtë po e rrezikoni paqen në këtë zonë dhe kurrë nuk do ta sundoni veriun e Kosovës”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, forcat speciale nuk do të arrijnë ta trembin popullin serb, teksa thuhet se më të bashkuar se kurrë do ta mbrojnë pragun e shtëpisë.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se populli serb e do paqen e lirinë, por nuk se ata do të lejojnë që të bëhen kllav në komunat e tyre.
Ditën e djeshme, Policia e Kosovës filloi patrullimin ujor në kufi me Serbinë si dhe të gjithë hapësirën e Liqenit të Ujmanit, për herë të parë që nga paslufta.
Ministri Sveçla deklaroi se tashmë kufiri shtetëror është i plotë, teksa vlerësoi punën e Policisë së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë