“Kurti, arkitekti i koalicionit VLEN në Maqedoni”- Deklarata e fortë e Taravarit

30 Korrik 2025 | 11:49

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, Taravari tha se Kurti ka pasur një ndikim të rëndësishëm në vendimin e tij personal për t’u bashkuar me VLEN-in. Madje ai shkon dhe më tej duke e cilësuar kryeministrin e Kosovës si arkitektin e këtij koalicioni të shqiptarëve në RMV.

“Patjetër që ka pasur ndikim. Unë e them shpesh se arkitekti politik i VLEN-it ka qenë zoti Kurti, dhe pa garancitë e tij nuk do ta kisha marrë vendimin të bashkohem me VLEN-in”, u shpreh ai.

Koalicioni, sipas Taravarit, ka rezultuar disfuksional dhe pa qëndrueshmëri.
Ai theksoi se doli nga koalicioni pasi bashkëpunimi me partitë e tjera në VLEN ka qenë “letargjik” dhe i paefektshëm.

“E kam thënë edhe publikisht, para se të largohem nga qeveria, si me kryeministrin Kurti, ashtu edhe me kryeministrin Misovski këtu në Maqedoni, pasi në koalicion ishim katër parti plus Vetëvendosja. Të gjitha vendimet duheshin të miratoheshin nga organet partiake dhe nga koalicioni që formuam,” tha ai.

Taravari pranoi se, në një moment, të gjithë anëtarët e koalicionit u pajtuan se funksionimi i brendshëm ishte i dobët dhe vendosën që deri në zgjedhjet lokale secili të vepronte në mënyrë të pavarur.

“Por si kryetar partie kam detyrimin të mendoj se ku do të jetë partia ime në vitin 2026 dhe më tej. Nëse e vlerësojmë ecurinë deri në zgjedhjet lokale, mendoj se nuk kemi arritur shumë. Është më e arsyeshme që Aleanca për Shqiptarët të ndjekë një rrugë të qartë dhe të zhvillohet si një parti e pavarur që funksionon më vete”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026