Kurti diskuton me Escobar mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor

8 Prill 2022 | 18:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me zv.ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës, Gabriel Escobar.

Takimi i Kurtit me zyrtarin amerikan, i cili është dhe i dërguar i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor është mbajtur gjatë Forumit Ekonomik të Delfit që po zhvillohet në Greqi.

Në takim Kurti dhe Escobar kanë diskutuar rreth zhvillimeve në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, me theks te pushtimi rus në Ukrainë.

Duke theksuar ndikimin rus dhe rrezikun e nxitjes së konflikteve të mundshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kurti ka folur për nevojën e kthimit të vëmendjes për sigurinë në rajon dhe investimeve në Kosovë.

Kryeministri Kurti ritheksoi domosdoshmërinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkim Evropian, për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Escobar ka konfirmuar mbështetjen e SHBA për Kosovën, sovranitetin e saj territorial dhe synimet drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026