Kurti: Do përmirësohet gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc

19 Shtator 2022 | 22:40

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti lajmëroi se ka emëruar Ardita Sinanin si këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.

Ai u shpreh se emërimi ishte bërë me qëllim përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave.

Kurti tha gjithashtu përmes një postimi në faqen e tij në Facebook se do të themelohet Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, që do të koordinohet nga znj. Sinani.

kurt

Ardita Sinani ka qenë ish-kryetare e komunës së Preshevës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026