Kurti: Do të zhvillojmë takime javën e ardhshme lidhur me çështjen e presidentit

3 Prill 2026 | 14:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të zhvillohen takime lidhur me çështjen e presidentit. Kurti theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

“Do të ketë takime në javën e ardhshme,” u shpreh ai.

Pak ditë më para Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezulloi dekretin e presidentes Vjosa Osmani. Sipas tyre dekreti nuk ka prodhuar asnjë efekt juridik.

Kushtetuesja dha një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri, duke vlerësuar se nga momenti i konstituimit të Kuvendit deri më 4 mars nuk ka pasur mundësi për shfrytëzimin e plotë të afatit 60-ditor.

Sipas Gjykatës, kjo masë do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për rastin. Qëllimi i saj, thuhet në arsyetim, është të shmanget mundësia e dëmeve të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve kryesore në vend.

Në praktikë, kjo do të thotë se presidentja Osmani nuk mund të caktojë datë për zgjedhje të reja gjatë kohës që masa është aktive. Ajo kishte shpërndarë Kuvendin me anë të dekretit të saj, një veprim që u dërgua për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nga partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës...
20:20 | 08/07/2026

Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me...
19:15 | 08/07/2026