Kurti: Jo shtyrjes së targave. Vuçiç: Na presin kohë të vështira
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë, teksa Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar që të shtyjë afatin për regjistrimin e targave.
“Përveç se duam të respektohet rendi dhe ligji, gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja dhe siguria. Andaj edhe kur partnerët, aleatët, miqtë tanë ndërkombëtar na japin sugjerime, ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”, tha Kurti për gazetarët në Prishtinë, pasi mori pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, Kurti tha se data e fundit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, është 31 tetori.
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se është kërkesë edhe e shteteve të QUINT-it që ky afat të shtyhet për 10 muaj.
“Më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend se të jetë më 30 shtator, data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë automjete me targa të stërvjetruara, KM, PR e të ngjashme, trashëgimi e Kosovës së Millosheviçit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime, RKS”, tha Kurti për gazetarët pasi mori pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në Prishtinë më 25 tetor.
Kjo ka nxitur reagimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili duke u mbështetur tek deklaratat e vendeve të QUINT-it të cilat sipas tij i kanë kërkuar Kurtit shtyrjen e afatit, deklaroi se serbët në KosovëiI presin kohë të vështira. Një mënyrë kjo që tregon se situata në veri mund të tensionohet pas datës 31 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë