“Kurti ka dështuar në çdo fushë”! Ish ambasadorja e Kosovës: Po sulmohet opozita

17 Janar 2025 | 21:53

Na ndan vetëm një muaj nga zgjedhjet elektorale të Kosovës më datë 9 shkurt, fushata për të cilën ka ngjallur diskutime dhe opinione të ndryshme nga analistë të ndryshëm.

Alma Lama, ish ambasadore e Kosovës dhe analiste, ka bërë një pasqyrim të asaj se si është shfaqur deri më tani kjo fushatë.

“Karakteristika kryesore, është një pozitë agresive në raport me opozitën , tesa kjo e fundit ka zgjedhur të mos përfshihet në debat me të. Lëvizja ‘Vetëvendosja’, konkretisht kryeminstri i Kosovës, në çdo takim elektoral po sulmon deri në fyerje opozitën, kjo është një nga shqetësimet e kësaj fushate.

Nga ana tjetër po sulmon mediat dhe po kërkon armiq në territorin e Kosovës, kështu mund të karakterizohet kjo fushatë elektorale”, tha analistja.

E pyetur se përse është kjo lloj strategjie e sulmit nga ana e ‘Vetëvendosjes’ ndërkohë që ishte në pushtet 4 vite, në një vlerësim të përgjithshëm ajo tha se është një kopmensim në mungesë të rezultateve në çdo fushë. Sipas Alma Lamës, qeveria e Kosovës ka dështuar në qeverisjen e saj.

“Mendoj se lidhet me varfërinë e ofertës së tyre. Pavarësisht qeverisjes 4-vjeçare, në përgjithësi kanë dështuar në të gjitha fushat. Kanë ardhur me premtime të mëdha në shkurtin e 2021, por rezultatet  janë tepër të dobëta për këtë qeveri. Ka dështuar në politikën e jashtme, në dialog, në anëtarësimin e Kosovës siç ishte ai në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu nuk ka zhvillim ekonomik. Nuk ka investime të huaja, ka ikje masive të popullsisë, rezulate nuk ka as në shëndetësi e arsim. Në mungesë të rezultateve, po mundohen ta kompensojnë me gjuhën e ashpër elektorale për të marrë vëmendjen mediatike, është strategji elektrorale”, tha Alma Lama, ish ambasadore e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026