Kurti kërkon të zëvendësojë ekzistencën e Serbisë në Kosovë, thotë Petkoviç
Albin Kurtit nuk i intereson reciprociteti, por kërkon të zëvendësojë ekzistncën e Serbisë në Kosovë.
Kështu deklaroi të shtunën Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Sipas Petkoviç, Kurtit nuk i intereson reciprociteti për targat dhe letërnjoftimet, shkruan Euronews Serbia.
“Kurti nuk është i interesuar për marrëveshjen, as dokumentet hyrëse-dalëse, ai është i interesuar për heqjen e letërnjoftimeve serbe të serbëve që banojnë në Kosovë dhe Metohi, sepse ai dëshiron të zëvendësojë ekzistencën e shtetit të Serbisë në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, theksoi ai.
Nga data 1 gusht deri më 30 shtator 2022, në Kosovë do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato “RKS”, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.
Gjithashtu, nga e hëna, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’.
Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.
LEXONI GJITHASHTU
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit