Kurti konfirmon për Euronews Albania se Kosova nuk merr pjesë në ‘Open Balkan’
Kryeministri Albin Kurti iu përgjigj pyetjes së Euronews Albania duke thënë se Kosova nuk do jetë pjesë e iniciativës “Open Balkan”.
“Kosova nuk do jetë pjesë e Open Balkan”, tha Kurti teksa iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Rama, i cili i bëri thirrje Kosovës të heqë dorë nga teoritë konspirative, duke shtuar se procesi i Berlinit nuk ka asnjë kontradiktë me “Open Balkan”.
Sipas Kurtit, Procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian dhe s’ka nevojë për variante të reja.
“Nuk e di se për çfarë teori konsiparacioni? E keni pyetur se për cilën teori? Unë po ua tregoj qëndrimin tim që e thashë po aty dhe ky është që: Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian dhe nuk ka nevojë për variante të tjera”, tha Kurti.
Shefi i qeverisë së Kosovës pohoi se iniciativat rajonale nuk mund të zhvillohen pa prezencën e BE-së.
“Iniciativat rajonale ne nuk besojmë të bëhen pa BE brenda. BE duhet të jetë aty. Dallimi mes Procesit të Berlinit edhe Open Balkan është që në të dytën s’e kemi BE. Dhe po ashtu duhet theksuar se Republika e Kosovës është një shtet i pavarur, për të cilin të gjithë ne duhet të angazhohemi për pozitën, që kemi dhe të kërkojmë njohjen e saj”, tha ai.
Ai tha se ndryshimi i Serbisë është kusht për të pasur raporte normale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Për raporte normale në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Nuk bën që trysnia të jetë mbi Kosovën, por mbi Serbinë, e cila mohon krimet dhe nuk njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve