“Kurti mund t’i shpëtojë Ramës, por jo Albinit”, Musliu: Erdhi me premtime të mëdha
Deputetja e Partisë Demokratike në Kosovë, Ganimete Musliu ishte këtë të enjte e ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ndër të tjera foli edhe për takimin e mundshëm Rama-Kurti.
Ajo tha se Albin Kurti mund “t’i shpëtojë takimit më kryeministrin Rama”, por sipas saj ai kurrë nuk ka për t’i shpëtuar vetvetes pasi ai erdhi në pushtet me premtimin se do të bënte bashkimin kombëtarë dhe do kthente shpresën e qytetarëve, premtime të cilat sipas saj janë harruar sot nga kryeministri Kurti.
Albin Kurti fatkeqësisht nuk e ka problemin vetëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ai e ka problemin me të gjithë botën, ai e ka problemin me qytetarët e Republikës së Kosovës, ai sot ka probleme me opozitën e vetë, ai sot ka probleme me të gjithë.
Albin Kurti mund ti shpëtojë takimit me Edi Ramën, mund ti shpëtojë takimeve me opozitën, mund t’i kundërshtojë ndërkombëtarët, por Albin Kurti në asnjë kusht e asnjë rrethanë nuk mund të shpëtojë nga Albin Kurti i cili ka ardhur në pushtet me propagandën se do bëjë bashkimin kombëtarë, me propagandën se do kthejë shpresën e qytetarëve do t’i zhbëjë marrëveshjet e dëmshme dhe shumë premtime të tjera të cilat sot janë harruar nga Albin Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasadori Hovenier dhe Edi Rama zhvillojnë takim të veçantë në Kuvendin e Kosovës
- “Kam dy vite që sulmohem nga partia që isha pjesë”, Koka largohet nga salla e gjyqit
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë