Kurti ndan pamjet duke korrur grurin me autokombajn: Kosova s’ka nevojë të importojë

10 Korrik 2024 | 13:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë në rrjete sociale disa pamje duke korrur me autokombajn një sipërfaqe me grurë në zonën e Malishevës.

Shefi i qeverisë në Prishtinë ka bërë me dije se Kosova ka shtuar prodhimin e grurit për vitin 2024, duke nënvizuar se nuk do të ketë nevojë për import nga jashtë.

“Nga djerrina me 260 metra kub gurë, mbi 8 hektarë të bujkut Asman Kryeziu nga Malisheva u bënë arë me grurë.

Nga korrje-shirjet sivjet pritet që prodhimi do të shtohet për 140 deri në 150 mijë tonë grurë. Kjo do të thotë se nuk do ketë nevojë për import këtë vit, andaj me zemrën plot e themi: Për bukën e mot-motit!

Me korrjen e grurit, po korrim edhe suksesin e investimit në bujqësi dhe mbështetjen për bujqit, të cilëve u jemi mirënjohës për bashkëpunimin dhe punën e ndershme”, shkruan Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026