“Kurti nuk u prek me dorë fare”! Deputetja e PDK: Nuk kishim qëllim për dhunë

14 Korrik 2023 | 19:41

Në kundërshtimin të veprimeve të fundit të Qeverisë, një grup qytetarësh ka thirrur protestë për të shtunën në Prishtinë.

Në një njoftim, i cili po shpërndahet me të madhe në rrjete sociale, thuhet se kjo protestë është kundër koordinimit të Qeverisë me Milan Radojçiçin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.

Ganimete Musliu, deputete e PDK komentoi në një intervistë për Euronews Albania incidentin e ndodhur një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës që përfundoi në përleshje masive.

Ajo tha se aksionit politik i PDK në seancën e një dite më parë nuk kishte për qëllim dhunën por sensibilizimin.

“Mërgim Lushtaku vjen nga Prekazi dhe ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi. Është një djalë shumë i kujdesshëm, i matur, por as ai nuk lejon të grushtohet nga një zv.kryeministër. Ai është mbrojtur në atë moment. Është kursyer se sikur ta kishte përdorur potencialin e tij, Besnik Bislimi ndoshta nuk do të ishte sot aty por në ndonjë klinikë shëndetësore. Kjo tregon se ne në asnjë rrethanë nuk kemi shkuar të sulmojmë askënd. Vetë fakti që Kurti ka qenë në mes të turmës dhe s’e ka prekur askush me dorë tregon se ne nuk kemi pasur synim të godasim askënd”, tha Musliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023