Kurti numëron 10 sukseset e qeverisë gjatë 2024
27 Dhjetor 2024 |
12:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë blancin e arritjeve të qeverisë së tij në vitin 2024.
Para kabinetit qeveritar të premten, Kurti renditi 10 sukseset që sipas tij, kanë ndodhur gjatë 12 muajve të fundit.
Kreu qeveritar përmendi forcimin e pasaportës së Kosovës, inkasimin e të hyrave për energjinë elektrike në veri, mbylljen e strukturave paralele, pavarësimin energjik, rritjen e pagës minimale, rritja e pensioneve, trefishimi i shtesave për fëmijë, përmirësimi i shëndetësisë publike, si dhe funksionalizimi i fabrikës së municioneve.
Kurti ndau shqetësimin e tij edhe për ndërprerjet e energjisë elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’...
Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar
- 17:56 Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
- 17:54 Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
- 17:45 Kryeministri spanjoll mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)