Kush janë dy serbët e përmendur nga Kurti për sulmin në Banjskë

24 Dhjetor 2024 | 22:53

Nemajna Radivojeviç me nofkën “Gandi” dhe Vladimir Radivojeviç me nofkën “Mami”, janë dy serbët që terroristi Milan Radojiçiç ka angazhuar për të realizuar sulme në veri, tha të martën në konferencë për media kryeministri Albin Kurti.

Por kush janë dy personat që kryeministri Kurti tha se kanë marrë pjesë në agresionin në Banjskë të Zvecanit.

KosovaPress mëson se Vladimir Radivojeviç, i njohur me nofkën “Mami” konsiderohet si njëri nga personat më me ndikim dhe të besueshëm të Milan Radoiçiç.

I njëjti ka lidhje të shumta me politikanë serbë dhe me grupe të ndryshme kriminale që kanë operuar në veri të vendit. Është anëtarë i ekipit të tifozëve “Delije” nga Zveçani, punonjës i MTS në Mitrovicë të veriut, si dhe aktor i shumë ngjarjeve të dhunshme në veri të Kosovës.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se gjatë barrikadave të muajit dhjetor 2022 në veri të vendit, ai ka qenë personi kyç për transportin dhe shpërndarjen e armatimit tek personat e besueshëm të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026