Kurti paralajmëron miratimin e ligjit për dhunën pas vdekjes së 18-vjeçares
Gjykata themelore e Ferizaj ka vendosur që Dardan Krivaqa, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj, të rrijë një muaj në paraburgim si masë sigurie. E njëjta masë sigurisë është dhënë edhe për Arbër Sejdiun, shokun e Krivaqës, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës.
Që të dy rinjtë e braktisën 18-vjeçaren pa jetë në urgjencën e Ferizaj, pasi e kishin keqtrajtuar për gati 24 orë.
Sipas hetimeve të prokurorisë, mësohet se krimi ka ndodhur për shkak të xhelozisë. Për krivaqën, i cili ka qenë edhe më parë i dyshuar për përfshirje në çështje të rënda deri në vrasje, prokuroria tashmë duket se e ka kopsitur dosjen.
Për ngjarjen, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili mori pjesë në ceremoninë mortore të 18-vjeçares, nga ku edhe u shpreh se qeveria ka gati ligjin në ndihmë të grave e vajzave të dhunuara.
E ndërkohë që në varrezat e Ferizajt zhvillohej ceremonia mortore për 18-vjeçaren Marigona Osmani, në shesh protestohej për ngjarjen e rëndë dhe për rastet e përsëritura të dhunës, ku viktima janë gratë.
Duke kërkuar dënim maksimal për të ndaluarit, protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe dhe vezë në drejtim të Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë.
Bjeshkë Guri nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore u shpreh se me rastin e Marigonës, po vërtetohet neglizhenca e institucioneve ligjzbatuese.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë