Kurti pas takimit me Vuçiç: Nuk mund të bëj kompromis me kushtëzimin e vjetër
Duke iu drejtuar gazetarëve pas takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të bënte kompromis me atë që ai e cilësoi si “kushtëzim të vjetër të Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Nuk ka propozim Beogradi. Ka dokument kushtëzues. Nuk mund të ketë kompromis mes propozimit dhe kushtëzimit”, tha Kurti.
Ai tha se ka qenë i vetmi në takim që ka propozuar “një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e Marrëveshjes bazë, të arritur në Bruksel më 27 shkurt, dhe të aneksit të zbatimit të saj, të dakorduar në Ohër, më 18 mars.
“As nga pala serbe dhe as nga pala e Brukselit” nuk ka pasur kurrfarë dokumentesh si propozime, tha kryeministri i Kosovës.
Sipas tij, kushtëzimi i Serbisë është kthyer në qëndrim të emisarëve të BE-së.
“Është për të ardhur keq që emisari evropian, Lajçak, e ka pranuar një kushtëzim të tillë”, tha Kurti.
Ai tha se Lajçak e ka bërë këtë “në cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues”.
Shtoi se është gjithmonë i gatshëm të diskutojë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por se draft-statuti i tij “nuk mund të negociohet nëse, fillimisht, nuk biem dakord për udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes”.
“Shpreh gatishmërinë time të plotë që secilin nen të Marrëveshjes bazike, secilën fjali të preambulës dhe secilën pikë të aneksit të Ohrit, jam i interesuar ta zbatojmë një orë e më parë – plotësisht, pa asnjë kusht”, tha kryeministri i Kosovës.
Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve
- 17:47 Ministri Malaj njofton ndryshimet në buxhet, indeksimi i pensioneve nis më 1 korrik
- 17:43 Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes