Kurti pret në takim ambasadorë të QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE-së
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në takim u diskutua për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike me Serbinë dhe Planin e Zbatimit të adoptuar me 18 mars ndërmjet të dyja shteteve. Kryeministri Kurti dhe zv. Kryeministri Bislimi informuan përfaqësuesit diplomatikë mbi rezultatet e takimit të fundit në Bruksel me 4 prill, dhe pritjet e tij nga ky proces në javët dhe muajt në vazhdim.
Ata shprehën përkushtimin e tyre të plotë për zbatim gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes. Kërkuan gjithashtu që procesi i anëtarësimit të Republikës se Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranimi i aplikimit të Republikës së Kosovës në BE të procedohet me shpejtësi si dy veprime fillestare të partnerëve tanë, që do të duhej të derivojnë nga dakordimi rreth Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të zbatimit të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pse paguan për incenerim? Veliaj: Ne e pastrojmë Tiranën më mirë dhe më lirë
- Erion Veliaj: E vetmja gjë që jam dakord me Berishën mes 999 mëkateve
- “Trafiku në Tiranë”, Veliaj përplaset me Mëhillin: Rritemi me 25 mijë vetë në vit
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 16:03 “U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3
- 15:54 Irani: Qëlluam 10 raketa në bazën amerikane në Jordani
- 15:50 Tensionet me SHBA, tankerët iranianë transportuan 10 milionë fuçi naftë të papërpunuar dhe karburant gjatë natës
- 15:41 Valë e të nxehtit në Francë, mbyllet një reaktor bërthamor për shkak të temperaturave të larta
- 15:36 Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)
- 15:22 Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar