Kurti raporton në Kuvend për dialogun: Vuçiç s’e pranon propozimin europian

Albin Kurti
2 Mars 2023 | 15:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, të enjten, tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk pajtohet me përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pranimi bëhet vetëm përmes nënshkrimit të të dyja palëve. Refuzimi për ta nënshkruar është tregues që ata nuk janë dakord me përmbajtjen”, tha Kurti duke iu referuar takimit të nivelit të lartë mes tij dhe Vuçiqit në Bruksel, më 27 shkurt, ku u diskutua propozimi europian.

Teksti i këtij propozimi, që Bashkimi Evropian e ka quajtur një marrëveshje bazë, është publikuar mbrëmjen e 27 shkurtit.

Pas takimit në Bruksel, përfaqësuesit e BE-së si lehtësues të dialogut, thanë se edhe Kosova, edhe Serbia e kanë pranuar tekstin e kësaj marrëveshjeje bazë dhe pritet në vazhdim të diskutohet për planin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha më 28 shkurt se Serbia është e gatshme të punojë në shumë gjëra që dalin nga propozimi evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, ai shtoi se nuk do të bisedojë për “njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

I pyetur gjatë një interviste për nenin që thotë se Serbia nuk do ta bllokojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, Vuçiç tha: “Prandaj nuk e nënshkrova”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026

Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte të kërkuara nga Kosova dhe grante në...
09:39 | 09/07/2026