English

Kurti: S’ka tensionim të ri në Veri, nëse Beogradi nuk nxit protesta të dhunshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot e informoi kabinetin e tij për vizitën dhe darkën joformale që pati në Athinë.

- Advertisement -

Ai tha se në Athinë ka folur edhe për situatën aktuale në veri të vendit dhe se situata atje nuk tensionohet nëse Beogradi nuk nxit protesta të dhunshme.

“Në takimet bilaterale dhe në darkën e përbashkët, po ashtu theksova se shtensionimi në katër komunat në veri është rezultat në njërën anë i arrestimit të elementëve të dhunshëm që sulmuan policinë tonë, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshëm për në Serbi. Kanë kaluar dy muaj prej kur është regjistruar incidenti i fundit serioz, dhe më gjatë prej kur ka pasur protesta të dhunshme. Tani duhet parandaluar ritensionimi. Kur s’ka protesta të dhunshme të planifikuara, të organizuara nga Beogradi zyrtar, nuk ka përshkallëzim në veriun e Kosovës. Kosova është gjithashtu duke zbatuar me përpikëri marrëveshjen e arritur në Bratisllavë me 10 korrik të këtij viti”, tha Kurti.

Kurti tha se në darkën e përbashkët që patën në Athinë theksoi se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian nuk ka alternativë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?