​Kurti takim me përfaqësuesen, i mbështet për vendimin në ndeshjen me Rumaninë

17 Nëntor 2024 | 18:26

Në prag të ndeshjes së fundit në grupin e Ligës së Kombeve kundër Lituanisë, kryeministri Albin Kurti ka mbështetur Kombëtaren e Kosovës, pas vendimit për t’u tërhequr nga fusha e ndeshjes kundër Rumanisë në Bukuresht për shkak të fyerjeve raciste dhe antiKosovë nga tifozët rumunë.

Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka falënderuar kryeministrin Kurti për vizitën dhe mbështetjen e tij, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes institucionale për Kombëtaren e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij kryeministri Kurti e vlerësoi qëndrimin e lojtarëve dhe të Federatës si parimor, të drejtë e të dobishëm për vendin dhe futbollin.

“Ju përgëzoj për lojën e shkëlqyeshme që keni bërë në Bukuresht, ku keni dominuar në fushën e gjelbër, dhe në të njëjtën kohë shpreh solidaritetin tonë të plotë me qëndrimin që keni mbajtur aty. Ai është qëndrim parimor, i drejtë dhe i dobishëm, edhe për Kosovën, edhe për futbollin, edhe për secilin qytetar të vendit tonë, i cili është ndier i përfaqësuar me deklaratën dhe qëndrimin e kapitenit Amir Rrahmani, për çka ju përgëzoj e ju falënderoj nga zemra”, tha Kurti.

Kryeministri vuri theksin te rëndësia e drejtësisë dhe unitetit përballë sfidave të tilla në të ardhmen.

“Nuk është hera e parë që po na ndodh një situatë e tillë. Thirrje shoviniste kundër Kosovës dhe shqiptarëve, thirrje raciste kundër lojtarëve tanë dhe popullit tonë kanë ndodhur edhe në të kaluarën”.

Ai premtoi mbështetje institucionale dhe përfshirje në arenën ndërkombëtare për të luftuar sjelljet e tilla.

Në fund të fjalimit të tij, kryeministri Kurti citoi deklaratën e kapitenit të Kombëtares Amir Rrahmani pas ndeshjes:

“Po e përfundoj këtë fjalë timen duke e cituar Amir Rrahmanin saktësisht. “Dua t’i bëj thirrje UEFA-s dhe FIFA-s të mos lejojnë këso gjëra. Kosova ka pasur të kaluar të vështirë, luftë masakra e gjithçka, s’ka qenë e lehtë të arrihet këtu, andaj meritojmë respekt. Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë, ose Kosova është Shqipëri, Kaq, këtu mbaron”, ka thënë Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’...
16:44 | 07/07/2026

Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan

Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
16:41 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026