Kurti-Vuçiç takohen të hënën, në Bruksel pritet të diskutohet çështja e targave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen ditën e hënë në Bruksel.
Ende nuk ka një axhendë të detajuar për temat e takimit. Burime diplomatike thanë për Radion Europa e Lirë se biseda mes dy palëve do të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve. Më 18 nëntor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se autoritet e Brukselit kanë ftuar kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, në një takim për të gjetur zgjidhje për targat ilegale serbe.
Takimi zhvillohet në ditën kur Qeverisë Kurti pritet të nis zbatimi e fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.
Që nga 1 nëntori kur Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të mos nisë zbatimin e fazës së dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë