Kush do ta qeverisë Sirinë? Reagime nga liderët botërorë pas rënies së Assad
Pas lajmit se në Siri ra regjimi i Assad, të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet nga liderët botërorë.
Rusia një mbështetëse e fortë e Bashar al Assad bëri me dije se presidenti u largua, por këmbënguli se nuk ishte e përfshirë në negociata dhe se bazat e saj ushtarake në Siri janë të gatishmëri të lartë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh se tashmë në Sirinë fqinje “ka një realitet të ri”
“Ka një realitet të ri në Siri, politikisht dhe diplomatikisht. Siria i përket sirianëve të të gjitha etnive, ndarjeve dhe elementeve fetare”, u shpreh Erdogan duke folur në qytetin jugor turk Gaziantep.
‘Më në fund shteti barbar ra’ shkroi në rrjetet sociale presidenti francez Macron.
Lajm të mirë e cilësoi rënien e Assad edhe kancelari gjerman Olaf Scholz dhe bëri thirrje se duhet në zgjidhje politike për të sjellë stabilitet në Siri.
Shefja e re e diplomacisë europiane Kaja Kallas u shpreh se rënia e diktaturës së ASSAD është një zhvillim pozitiv, dhe se tregon dobësinë e mbështetësve të tij Rusisë dhe Iranit.
Ndërsa rebelët sirianë po i afroheshin Damaskut nga veriu dhe jugu, presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump bëri reagimin e parë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Trump thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet “të përfshihen” në situatën e krijuar në Siri.
“Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë asgjë. Kjo nuk është lufta jona. Mos u përfshini”
Kina po ashtu reagoi duke theksuar se po e monitoron me vëmendje situatën në Siri dhe shpreson që në vend të kthehet stabiliteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci