Kush do ta zëvendësojë Ruçin në Fier? Petro Koçi komenton në Euronews Albania
Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, z. Petro Koçi vlerësoi në një intervistë për Euronews Albania rolin e kolegut të tij Gramoz Ruçi në politikë, ndërsa u pyet gjithashtu për zëvendësimin e tij në bastionin socialist të Fierit.
“E kam quajtur një akt burrëror dorëheqjen e z. Ruçi edhe pse nuk e prisnim. Ai përfaqëson një përvojë të jashtëzakonshme politike, e cila duhet shfrytëzuar sidomos në rastin e qarkut ku ka qenë protagonist për shumë vjet. Z. Ruçi është një mbret sa i përket modestisë, qëndrueshmëri të jashtëzakonshme politike, pjekuri dhe ka thënë fjalën e duhur atje ku duhet”, u shpreh z. Koçi.
Deputeti i PS nuk dha një emër se kush do ta zëvendësojë z. Ruçi për mandatin e deputetit në qarkun Fier.
“Besoj do të merret një vendim i duhur, ndaj jemi në pritje,” tha drejtuesi i PS Fier.
Ruçi e dha lajmin për tërheqjen nga politika më 12 qershor në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste në moshën 69-vjeçare.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj nëse deputeti planifikon të jetë pjesë e qeverisë, Koçi u përgjigj se nuk preferonte karriget qeveritare.
Koçi u ftua në studio pasi denoncoi se në qarkun e Fierit krimi kishte shtrirë duart në financat publike përmes fitimit të tenderëve dhe i bëri thirrje institucioneve shtetërore ta parandalojnë këtë fenomen shqetësues.
LEXONI GJITHASHTU:
Petro Koçi: Krimi po përdor këto tre mënyra për të përfituar nga tenderat publikë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta