Kush do të jetë kandidati i maxhorancës për Vlorën? Flet deputeti i PS
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj, u pyet gjatë një interviste për Euronews Albania në lidhje me emrin e kandidatit të së majtës në qytetin e Vlorës.
Metaj tha se ende nuk ka një emër konkret, por bëri me dije se ka nisur një proces që do të konkludojë dhe në zgjedhjen e një emri që do të jetë propozimi i maxhorancës për administrimin e qytetit bregdetar.
“Jo nuk kemi një emër, por kemi një proces që do të respektohet në të gjithë hapat e tij, patjetër dhe në fund do të kemi dhe një emër që do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Vlorës. Jemi shumë shpejt për të folur për emër. Dhe nga historiku i daljes së kanidaturave zyrtare në zgjedhjet vendore, afati kushtetues e lejon që të kemi ende kohë për të përzgjedhur emrat e duhur.
Partia Socialiste ka eksperiencën e duhur dhe të gjitha potencialet jo vetëm për të patur një kandidat por disa kandidatë fitues në të gjitha bashkitë e Shqipërisë”, tha Metaj.
Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland