Kush duhet ta rivlerësojë pronën? Eksperti: Investim në vlerën reale të pronës
Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, eksperti imobiliar Reinaldo Pipiria foli mbi mënyrën se si njerëzit duhet të bëjnë rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.
Sipas tij, është e nevojshme që çdo qytetar të lërë para mënjanë dhe të rivlerësojë pronën, duke paguar fillimisht 5%, çka e krijon mundësinë e kursimit në të ardhmen.
“Procesin e rivlerësimit unë e shikoj si një investim në vlerën reale të pronës. Edhe nëse e ke blerë pronën në vitin 2020, edhe nëse je në qytetin e Tiranës, sepse në të shkuarën ka pasur rritje të mëdha çmimesh. Çdokush që ka mundësi dhe ka lënë para mënjanë, ta rivlerësojë pronën, ta vendosë vlerën reale në kartelë dhe të paguajë 5%, që nesër, edhe nëse jeta sjell të papritura, si zhvendosja nga një qytet në një tjetër apo nevoja për ta shitur pasurinë, ta ketë më të lehtë tregtimin. Le t’i ketë kryer taksat, sepse për diferencën do të paguajë 15% mbi vlerën mes asaj që ka vendosur në kartelë nga procesi i rivlerësimit dhe çmimit me të cilin e shet në atë moment. Në këtë mënyrë, mesatarisht kursen rreth 10%. Për shembull, për një pronë që ka 60 mijë euro fitim nga momenti i blerjes deri në momentin e shitjes, nëse ke paguar 5%, ke paguar 3 mijë euro, në vend që të paguaje 9 mijë euro”, theksoi eksperti.
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë