Kush e largoi Rudina Hajdarin nga Nisma Thurje? Endri Shabani tregon të vërtetën e tij

6 Tetor 2020 | 17:52

Nisma “Thurje” bëri të ditur nga radhët e saj se ka larguar deputeten e opozitës parlamentare, Rudina Hajdarin. Lajmin fillimisht e njoftoi Pano Soko, i cili u shpreh sot në Euronews Albania se formula e Partisë Socialiste për hapjen e listave, bie ndesh me parimet e organizatës dhe pengon kthimin e saj në forcë politike.

Por, si qëndron e vërteta në lidhje me deputeten Rudina Hajdari? Endri Shabani nga Nisma “Thurje” tregoi të vërtetën e kësaj pjesë në studion e emisionit “Ilva Now”, ku mes tjerash u shpreh: “Të jem i sinqertë jam pak i mërzitur dhe i shqetësuar, sepse kemi një vit e gjysmë që vijmë vërdallë në të gjithë Shqipërinë dhe kemi hedhur tetë teza se si reformohet Shqipëria. Pas protestës së studenteve  2018, në janar të 2019-s kemi nisur një tur kombëtar për nismë ligjore për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kemi mbledhur 50 mijë firma dhe në të gjithë Shqipërinë dhe e kemi  depozituar këtë në parlament, ku në atë periudhë, aktorët politikë janë vënë në garë për të na luftuar më tepër, pak kanë qenë mbështetës. Këtu znj. Hajdari na ka mbështetur në këtë nismë që kemi marrë. Ky bashkëpunim ishte për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sistemi zgjedhor u përmbyll dje. Nuk ka tërheqje, ka një gjë që ende nuk ka nisur. Është një projekt që është diskutuar, por nuk ka nisur. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të gjithë aktorët në lojë janë e shkuar. Këtu lufta, debati bëhet midis të shkuarës dhe të ardhmes”, tha ai.

Ai tha se nisma “Thurja”  do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 202, ndërkohë nuk dha një përgjigje shteruese nëse znj. Hajdari do jetë apo jo pjesë e saj.

“Nisma Thurje do të jetë në garë, kjo është e sigurt.  Është një vendim që nuk e kemi marrë në të shkuarën, por as sot, por megjithatë është për t’u diskutuar”, tha Endri Shabani.

Pas kësaj çështje ka reaguar edhe vetë Rudina Hajdari, e cila u shpreh se nuk ka tërheqje nga projekti politik.

Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, znj. Ilva Tare e pyeti përfaqësuesin e Nismës “Thurje” se sa të vështirë do ta kenë forcat e reja të përballen me patitë tradicionale në zgjedhjet parlamentare të 2021, për këtë z. Shabani dha këtë shpjegim:

“Ka dy gjëra, fillimisht ke një estblishment që është i rrahur me vaj e uthull, sepse i di të gjitha shtigjet për të manipuluar vullnetin e qytetarëve, nga ana tjetër ka qytetarë që e kanë humbur besimin se Shqipëria mund të bëhet. Barra e madhe ju mbetet atyre, që vijnë si sfidantë”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Rudina Hajdari: Nga kontaktet me drejtues të ”Thurjes” nuk di të jenë tërhequr nga projekti për Nismën parti politike

Nisma ‘Thurje’ largon Rudina Hajdarin, Pano Soko: Nuk do të kthehemi në parti politike

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021