Kush e shpërtheu urën në Krime?

9 Tetor 2022 | 19:19

Radhë të gjata makinash kishte gjatë natës në hyrje të urës së Kerçit, e cila u dëmtua pas një shpërthimi që ndodhi një ditë më parë, një infrastrukturë jetike për kontrollin rus të gadishullit të Krimesë.

Rusia pretendon se lëvizja e automjeteve ka rinisur.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por shumë zyrtarë të lartë e kanë mirëpritur shpërthimin.

“Sot ishte një ditë e mirë dhe kryesisht me diell në territorin e shtetit tonë, rreth 20 gradë dhe me diell. Fatkeqësisht, në Krime ishte me re. Edhe pse ishte ngrohtë. Por pavarësisht se çfarë janë retë, ukrainasit e dinë se çfarë të bëjnë. Dhe ata e dinë se e ardhmja jonë është me diell. Kjo është një e ardhme pa pushtues. Në të gjithë territorin tonë, veçanërisht në Krime” u shpreh Presidenti Zelensky.

Si hekurudha ashtu edhe rruga që janë pjesë e urës, deri më tani sipas Rusisë janë  jashtë shtrirjes ushtarake të Kievit,  dhe kanë qenë të papërdorshme për orë të tëra.

Rusia pretendon se sulmi u krye me një kamion bombë, por nuk ka sqaruar se si eksplozivi ishte në gjendje të kalonte të gjitha mbrojtjet e saj.

 Kjo urë, përveçse simbolizon aneksimin e Krimesë, është thelbësore për furnizimin e trupave në jug, në një kohë kur Moska  po humbet  terren ndaj përparimeve të Ukrainës.

Prandaj, Rusia ka nxituar të publikojë këto imazhe që tregojnë prova të supozuara të trenave që ri-kalojnë urën e se çdo gjë po kthehet në normalitet por me siguri me te lartë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026