Kush është 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin me dy viktima, si ndodhi përplasja
Personi që shihni në foto është Kevin Norra, 23 vjeç, i dyshuari si shkaktari i aksidentit të rëndë me dy viktima dhe një të plagosur që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, në vendin e njohur si “kthesa e Pularisë”.
Sipas Policisë, i riu nga Gjirokastra po drejtonte një automjet tip “Audi”, në gjendje të dehur. Testet e kryera pas ngjarjes treguan nivel shumë të lartë alkooli në gjak. Hetimet paraprake bëjnë me dije se 23-vjeçari u fut në një parakalim të gabuar, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, çka solli përplasjen “kokë më kokë” me automjetin tip “Lancia” ku udhëtonin tre vajza.
23-vjeçari rezulton të jetë specialist i Ministrisë së Brendshme.
Nga përplasja humbën jetën menjëherë drejtuesja e mjetit, Ela Dhimaku, 22 vjeçe, dhe motra e saj, Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, e ulur në vendin e pasagjerit të parë.
E vetmja që i mbijetoi aksidentit nga mjeti tip “Lancia” është Antonela Zhupa, 24 vjeç, e cila u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës me politrauma. Mjekët konfirmuan se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për trajtim më të specializuar është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Norra për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 08:30 Dy të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit
- 07:45 Tregtia e diamanteve në Dubai arrin rekordin prej 41.7 miliardë dollarësh pas 14 vitesh