Kush është 51-vjeçari që u gjet me kokë të prerë, dëshmitë e banorëve të zonës

16 Nëntor 2023 | 13:10

Në fshatin Xarrë të Konispolit Andant Jaupin banorët që e njihnin hezitojnë të flasin para kamerave. Ndërsa jashtë tyre pohojnë se 51 vjeçari kishte kohë, që nuk punonte më si bari. Muajt e fundit ai punonte ku të gjente me pagesa ditore.

Sipas banorëve ai nuk kishte familje në Konispol, dhe ishte beqar. Andant Jaupi flinte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit, aty dhe ku trupi iu gjet i coptuar. Gjatë kërkimeve për materiale kockore nga grupi hetimor, u gjendën dhe sende vetiake si veshmbathje dhe batanije, çka vërteton se bodrumin e kishte kthyer në vend strehimi.

Po jashtë kamerave banorët e Xarrës thonë se viktima në të shumtën e kohës ishte në gjendje të dehur, dhe të hollat që fitonte duke punuar i shpenzonte për raki.

Trupi i 51 vjeçarit u gjet një ditë më parë në bodrumin e Xhamisë së Kllogjerit i ndarë në dy pjesë. Ishte analiza e ADN-së që vërtetoj se e materiali kockor i përkiste Andant Jaupit, nga Elbasani.

Familjarët nuk e kishin deklaruar të zhdukur 51-vjeçarin, pasi sipas tyre ai zhdukej herëpashere për periudha 2-3 mujore.

Policia po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026